Babai i dy fëmijëve vdes në stadiumin ‘Arena Kombëtare’/ Policia e Ramës fsheh ngjarjen

Saturday, 30 Mars 2019 20:10

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet e cila është mbajtur e fshehtë nga policia dhe qeveria e Edi Ramës.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili tregon se babai i dy fëmijëve ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në garazhet e stadiumit ‘Arena Kombëtare’, por kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë.

Ja denoncimi i Berishës:

Monstra qe fshehin dhe vdekjen!

Nje tjeter punetor, baba i dy femijeve humbet jeten sot ne garazhet e stadiumit.

Ne nje qendrim kriminal edhe ky krim tentohet te fshihet.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

doktor pershendetje,nje djal i ri ka ren ne garazhet e stadiumit te ri Arena kombetare dhe per fat te keq vdiq.

te lutem interesohu se familjes do i fshehin te verteten per masat e siguris brenda kantierit. te lutem anonim.

Na nxoren jasht stadiumit kur ndodhi fatkeqesia dhe u pezullua puna doktor.

Per me teper informacion mund tju japin te spitali i traumes

Dhe deri me tani e mbajn te fsheht lajmin

Por te lutem anonim pasi jam punonjes aty

Ngjarja ka ndodhur ne oren 13:00,viktima ishte me origjin nga Puka u degjua, por nuk kam informacion me teper per arsye sepse na nxoren nga stadiumi te gjithve me detyrim.dhe nuk esht i vetmi rast. Por sot ndodhi fatkeqesia qe vdiq babai i dy femijve na nxoren nga stadiumi me detyrim per te fshehur ngjarjen e rend dhe masat e siguris qe nuk ishin ne masen e duhur

Modifikuar më Saturday, 30 Mars 2019 20:12
Login to post comments