Pak më herët u njoftua për një pako që ndodhej në mesin e rrugës “10 Korriku” në qytetin e Vlorës për të cilën dyshohet se ka brenda një bombë me telekomandë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ish nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka i cili në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ditën e djeshme bëri një gafë gjatë deklaratës së tij në qytetin e Shkodrës.
“Pritet të shkoj Lleshi në Vlorë e të deklarojë që vlonjatet nuk duhet të kenë frikë nga tritoli…apo duhet?”, shkruan Paloka.
Kujtojmë se dje, ministri Sandër Lleshaj u shpreh se qytetarët nuk kanë pse të ndihen të sigurtë, më pas u desh ndërhyrja e Ardi Veliut që ministri të korrigjonte gafën e tij.