Petrit Vasili, ish-kryetar i grupit parlamentar të LSI, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar betonizimin që po i bëhet Tiranës nga “vandalët e betonit të rilindjes”, siç thotë ai.
“Tiranës i vodhën gjelbërimin, femijëve parqet, pra qytetarëve të Tiranës jetën”,- shkruan Vasili.
Postimi i plotë i Vasilit:
Betoni i dyshes “mish e thua” Rama – Veliaj, ktheu Tiranën në një bunker betoni. Betoni vazhdon pa u ndalur.
Dhe Betoni pa u ndalur do të vazhdojë, derisa dyshja do të ekzistojë. Tiranës i vodhën gjelbërimin, femijëve parqet, pra qytetarëve të Tiranës jetën.
Shihini pamjet se si ka qenë Tirana dhe se si e shpërfytyruan vandalët e betonit të rilindjes. Këto pamje flasin vetë.
Të shpetojmë Tiranën!!!