Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim dy deputetët nga Bundestagu gjerman, Peter Bauer dhe Christian Schmidt. Pas takimit, në një adresim për media, Christian Schmidt konfirmojë atë se Gjermania do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës.
“Unë dhe kolegu jem, jemi këtu për vizitë zyrtare te kryeministri. Kjo nuk është vizita jonë e parë, është një nga vizitat e shumta që i kemi bërë vendit tuaj. Gatishmëria jonë që Kosova t’i bashkohet familjes evropiane, ekziston akoma dhe ne do të punojmë në atë drejtim “, ka thënë Schmidt.
Ai ka përmendur edhe idenë për shkëmbimin e territoreve, duke thënë se ai që e mendon këtë ide si zgjidhje të problemeve me Serbinë duhet të mendojë mirë.
“Kjo ide do të krijonte shumë probleme që nuk do ta prekte vetëm Kosovën por gjithë rajonin”, tha Schmidt.
Edhe deputeti tjetër, Peter Brau rikonfirmoi qëndrimin e Gjermanisë karshi idesë së shkëmbimit të territoreve, duke thënë se e kundërshtojnë në çdo aspekt.
“Ne nuk jemi këtu vetëm në vizitë zyrtare, por jemi tek miqtë tanë, sepse populli i Kosovës janë miq të gjermanëve. Sigurisht ne kemi biseduar edhe për proceset e ardhshme, edhe për dialogun që e mbështetim dhe se duhet të vazhdohet. Po ashtu kemi hapur edhe temën për shkëmbimin e territoreve të cilën ne e kundërshtojmë në çdo aspekt”, u shpreh Bauer.
Në anën tjetër kryeministri Haradinaj falënderoi për vizitën deputetët gjerman, duke thënë se Kosova është e gatshme të thelloi bashkëpunimin me Gjermaninë.
“Biseduam për bashkëpunimin bilateral Kosovë-Gjermani që është progres. konfirmova gatishmërinë time që ta thellojmë këtë bashkëpunim. Ju shpreha falënderim për kancelaren Merkel. Ne jemi Kosovë dëshirojmë të jemi Kosovë, po ashtu jemi Evropë dhe dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës”, tha Haradinaj.