Bardh Spahia nga radhët e Partisë Demokratike ka ironizuar vendimin e fundit të Ministrisë së Jashtme, duke marrë masa ndaj Konsujve të Nderit, në vend që të shtohen angazhimet për negociatat e Shqipërisë, pak javë para se të dalë progres raporti i KE.
Sipas Spahisë “më e rëndësishme është të shfryhen inate me këdo që nuk e beson më kryeministrin”, çka ish-deputeti e konsideron si një luftë brenda llojit.
Reagimi:
LUFTA BRENDA LLOJIT E EDI RAMES
Pak jave duhen qe te dale progres raporti i KE per hapjen e negociatave, por zevendesi i Edi Rames ne Ministrine e Jashtme si kurre ndonje paraardhes, i majte a i djathte, shfaqet krejt pasiv ne lobim e i izoluar, si shefi i tij. Lufta brenda llojit ndaj cdo akti te paraardhesit, e nje zv.minister me detyra te deleguara ministri, qe sillet si te ishte specialist i zyres se protokollit te ministrise, duke u marre me targa e simbole makinash te konsujve te nderit! Lufte brenda llojit, ne vend te angazhimit per negociatat! Me e rendesishme, te shfryhen inate me kedo qe nuk e beson me kryeministrin! Nuk ishte shaka 1 Prilli! Thjesht Rama qe kishte vendosur ta bente qesharak delfinin e tij, e ky i fundit e kreu me se miri detyren!