Voltana Ademi: Pushteti në Shkodër, 4 vite nën presionin e krimit

Hënë, 01 Prill 2019 22:15

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi deklaroi në emisionin “Open” me Eni Vasilin se bilanci i vrasjeve në qytet është i frikshëm.

Ajo bëri me dije se në më pak se një vit 9 persona janë vrarë, ndërkohë 2 të tjera rezultojnë të zhdukur.

“Ajo çka e bën edhe më tragjike këtë situatë është fakti se nuk ka asnjë person të dënuar për krimet”, u shpreh Ademi.

“Pushteti në Shkodër është nën presion e krimit prej 4 vitesh”, shtoi Ademi.

Login to post comments