Anëtarët e shoqatave gjermano-shqiptare të ekonomisë kanë ngritur kohët e fundit gjithnjë e më shpesh shqetësimet për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët p.sh. në lidhje me tenderët publikë dhe gjithashtu marrëdhënie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi. Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz në një intervistë për ‘monitor’ tregon pse investitorët gjermanë dhe të huaj që operojnë në Shqipëri kohët e fundit kanë shprehur dyshime serioze në lidhje me një mjedis jo solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri.
“Sipërmarrjet gjermane, pra ato potenciale, por edhe investitorët tashmë aktivë në tregun shqiptar, ankohen shpesh për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët p.sh. në lidhje me tenderët publikë dhe gjithashtu marrëdhënie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi. Mangësia në sjelljen e pagesave në tenderët publikë nuk kontribuon edhe në krijimin e një imazhi të mirë të Shqipërisë si destinacion biznesi.
Të gjithë këto probleme janë ngritur kohët e fundit gjithnjë e më shpesh nga anëtarët e shoqatave gjermano-shqiptare të ekonomisë. Unë e shoh këtë si një detyrë të rëndësishme të qeverisë, të pengojë që ky trend negativ të vazhdojë më tej. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë, të kundërshtojmë këtë përshtypje me shembuj pozitivë dhe të tregojmë që Shqipëria i mirëpret investitorët e huaj”, shprehet ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë.
Ajo shton se sektorët kryesorë ku investitorët gjermanë kanë shprehur interes janë turizmi, energjia e gjelbër, por edhe bujqësia dhe sektori i shërbimeve.