Vizita historike/ Kryeministri grek, Alexis Tsipras arrin në Shkup

Tuesday, 02 Prill 2019 11:36

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras arrit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ku me nderime shtetërore dhe ushtarake u prit nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat qeveritarë.

Tsipras dhe delegacioni që e shoqëron, rreth orës 9:40, me aeroplan qeveritar arritën në aeroportin në Shkup. E pritën zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pas çka u nis drejt Qeverisë.

Vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, të parën të ndonjë kryeministri grek, Cipras e filloi me nikoqirin e tij, kryeministrin Zoran Zaev.

Pas bisedimeve tet-a-tet Zaev – Cipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Pasdite do të mbahet forum biznesi, ku do të flasin dy kryeministrat.

Në delegacionin që do ta shoqërojë Ciprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave në Qeveri, janë edhe përfaqësuesit e disa kompanive të mëdha dhe të mesme greke, të cilët janë të interesuar për të investuar në vend.

Login to post comments