'Monstra politike kriminale u rrit nga indiferenca, 2 Prilli ka sot fytyrën e Qeverisë dhe parlamentit'

Tuesday, 02 Prill 2019 12:25

Kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka lëshuar ditën e sotme nga Shkodra, deklarata dhe paralajmërime të forta për Edi Ramën dhe mazhorancën në pushtet. Bash  tha mes të tjerave se maxhoranca aktuale mendon se mund ta likuidojë opozitën, por ai paralajmëroi njëkohësisht se s’ka gaz dhe makineri që do të mund ta shtypë opozitën.

“Shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund të likuidojë opozitën dhe se mund të bëj dhe pa të, se mund të bëj pa të dhe ta marrë Shkodrën pa zgjedhje. E mund ta mbajë Shqipërinë pa zgjedhje, nën zgjedhë për sa kohë do i nevojitet, mundësisht përjetësisht. Kjo s’ka për të ndodhur, nuk ka vegla të verbra, as gaz lotsjellës, as hafije, as aparat shtypës që do të mundë të kthej qetësinë e kufomës politike të rilindjes, trashëgimtaren e denjë të krimeve të 2 prillit 1991. Protesta madhështore e shkodraneve dhe gjithë Shqipërinë ka vetëm një përfundim, që pati protesta e 2 prillit dhe sakrifica e 4 bijve më të mirë shkodran rrëzimin e diktaturës dhe triumfin e demokracisë

2 Prilli hyri në historinë tonë kombëtare dhe asnjëherë nuk do të reshtim së nderuari këtë datë që tashmë në Shkodër është adresë dhe për Shqipërinë, kujtesë e përhershme se rrënjët e së keqes nuk thahen nëse nuk i shkulim njëherë e mirë. Rrënjët e së keqes ushqehen me vesin, ushqehen me krimin e pandëshkuar.

Sot Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë po ia merr ajrin një shartesë, një monstër sa politike aq dhe kriminale e cila është rritur nga mungesa e vëmendjes, nga pandëshkueshmëria, indiferenca dhe tolerimi. Kjo monstër është qeveria me krimin, që mbijeton edhe pse nuk i nxorëm si duhet përgjegjësitë e 2 Prillit 1991.

2 Prilli si bashkëjetesë e krimit me qeverinë ka sot fytyrën e qeverisë, e parlamentit, ka sot dorën e zezë që godet dhe përgjak qytetet tona, ka sot shtrëngesën dhe darën e varfërisë mbi të gjithë shqiptarët, ka sot vulën e emigracionit mbi pasaportat e mbi 500 mijë bashkatdhetarëve tanë, ka sot Kuvendin e turpit, Kuvendin e krimit, Kuvendin e denjë trashëgimtar të krimit të 2 Prillit.

Prandaj, ne ikëm nga ajo strofull e krimit, se do të ishte njesoj sikur të ishim këtu më 2 prill 1991, por në anën e kundërt, jo në anën e protesttuesve, jo në anën e liberatorëve, të Komitetit të Krimit, Komitetit të Partisë së Shkodrës”, deklaroi Basha me rastin e përkujtimit të ngjarjeve të 2 Prillit nga Shkodra.

Login to post comments