Komisioneri për Zgjerim i BE Johanes Hahn ka mbajtur një fjalim përpara Komitetit të Parlamentit Europian. Duke folur për Ballkanin Perëndimor, Hahn tha se ky rajon ka bërë progres, ndërsa shtoi se do pranohet një anëtar vetëm nëse ai vend përmbush kushtet.
“Vizioni ynë është të krijojmë një nivel pasurie që të mbushim boshllëqet sepse ky është problem. Në Ballkanin Perëndimor kemi bërë progres të madh. Në përgjithësi ka më shumë progres, në ekonomi apo në zbatimin e ligjit. Një shembull tjetër i mirë bazuar në strategjinë tonë për Ballkanin Perëndimor. Do pranojmë një anëtar vetëm nëse ky anëtar i ka zgjidhur të gjitha konfliktet bilaterale”, tha Hahn.
“Në fund të majit do nxjerrim raportin për çdo vend në rajon, përfshirë edhe Turqinë. Pres që në bazë të asaj çfarë kemi parë të japim rekomandim për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Megjithatë duhet aprovimi i çdo vendi anëtar në BE, duhet pëlqim unanim nga të gjitha vendet. Nëse protësohen kushtet, duhet te veprojmë pozitivisht”, deklaroi Hahn.