Manjani 'këshillon' Ramën: Kërkoji falje kryebashkiakes së Përrenjasit

Tuesday, 02 Prill 2019 19:21

Kryebashkiakja e Përrenjasit, Miranda Rira e cila është bërë nënë prej pak ditësh, ra sot pre e një sulmi të kryeministrit Rama, i cili tha sot nga Librazhdi e ngacmoi se, pas 30 qershorit zonja që përfaqëson LSI-në duhet të merret me beben.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani, i cili i kërkon Ramës të kërkojë një falje publike, ashtu siç kërkon edhe vetë në rastet kur i përmenden familjarët.

“Në emër gjithë sa ka thënë vetë Ai, kundër të gjithë atyre që publikisht kanë linçuar familjarët e Tij, Edi Rama duhet ti kërkojë falje publike Miranda Rirës! Me të njëjtin standart që ai kërkon nga të tjerët për fëmijët e tij, asgjë më shumë. Duhet thjesht dhe njerëzisht të kërkojë ndjesë Mirandës dhe familjes së saj. Jo LSI, as Opozitës se është e tepërt, por thjesht Mirandës! Nëse do që të ketë të drejtë ende të kërkojë të mos ja përmendin fëmijët e Tij, duhet ta bëjë dhe menjëherë. Do ta përshëndes po e bëri një gjë të tillë. Nuk është politikë kjo e linçimit të familjes dhe jetës private”, shkruan Manjani në reagimin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...