Veliaj do të prishë Bibliotekën Kombëtare, ndërton dy kulla në vend të saj

Tuesday, 02 Prill 2019 20:53

Ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare në zonën e Gardës së Republikës shihet prej Partisë Demokratike si një taktikë për t’i hapur rrugë ndërtimeve shumëkatëshe.

Në një intervistë për Ora News, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se për ndërtimin e Bibliotekës së Re, përdoret e njëjta skemë si me ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

“Duke prishur Bibliotekën Kombëtare aty ku është njëkohësisht hapin rrugë për të ndërtuar kulla. Ndërkohë Bibliotekën e transferojnë tek liqeni për arsye që edhe aty të jepet kullë. Duke i thënë atij që ti do të ndërtosh Bibliotekën Kombëtarë ti justifikon interesin publik. Është e njëjta skemë që është përdorur në Teatrin Kombëtar”, shprehet zëdhënësja e PD-së.

Sipas Zhupës, kjo mënyrë veprimi është parashikuar edhe në planin e përgjithshëm vendor të vitit 2017, ku shihet se zona pranë Gardës së Republikës do të jetë ndërtime që përfshijnë shërbime të ndryshme.

“Zona e Gardës që është në hartë është parashikuar me ndërtesa 9 kate dhe 29 metra lartësi. Po ta shikoni përshkrimin thotë banim, argëtim, parkim, shërbime”, shton ajo.

Kujtojmë këtu se, një ditë më parë, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare deklaroi se është hera e parë që Biblioteka do të ketë një godinë të denjë me standardet e duhura për ruajtjen e botimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...