Manjani-Ramës: Qesharake, shfaqja si imitues i Duçes dhe lajmëtar i “shkrirjes së opozitës”  

E mërkurë, 03 Prill 2019 10:06

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cilëson qesharake deklaratat e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Librazhd ndaj opozitës.

“Unë mendoj se shfaqja e Tij si imitues i Duçes dhe si lajmëtar i “shkrirjes së opozitës” është qesharake”, shkruan Manjani.

Statusi i plotë:

Ngriva-shkriva…

Disa e shohin të rrezikshëm “frymëzimin” anti-demokratik të Ramës në Librazhd dje.

Unë mendoj se shfaqja e Tij si imitues i Duçes dhe si lajmëtar i “shkrirjes së opozitës” është qesharake.

Së pari duhet të kuptojmë se ai me të veten është fushatë elektorale. Në fushata ka fazën që bën thirrje policëve dhe punonjësve të shtetit të bëjnë vota. Ndaj nuk merret seriozisht.

Së dyti, ai nuk e ka në dorë opozitën e as opozitarët, të cilët janë më shumë sesa ata që e pëlqejnë dhe e votojnë. Këtë Ai e di shumë mirë,prandaj dhe sajon histori me shkrirje, për ti folur vetes me zë të lartë… Por puna është se as ata që janë në miting nuk e besojnë.

Së treti, i ka humbur llogjika në arsyetim. Nëse opozita është “shkrirë”, si e bllokon integrimin? Po Reformën e tij të drejtësisë si e pengon? Ashtu e shkrirë?!!!

A është shkrirë apo jo?! Ndaj them edhe njëherë: zgjidhja e krizës politike në vend janë vetëm zgjedhjet.

Ato e vendosin kush ngrin e kush shkrin. Loja ngriva-shkriva e kalamajve të (pa)rritur që bëjnë politike është bajate.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...