Një shtet policor i mobilizuar, jo kundër krimit por qytetarëve të tij që protestojnë, “nuk ka brirë”.
Çdo ditë e më shumë frika ndaj protestave të cilat edhe pse janë mjaft paqësore, po nxjerr në shesh gjithë fuqinë policore të shtetit.
Edhe pse ditën e sotme përreth parlamentit po protestojnë më së shumti vetëm të rinj dhe qytetarë paqësorë, mbi 1300 forca policore të pajisura si për “luftë” me autoblinda, hedhëse uji, bomba gazi lotsjellës dhe duke rrethuar me një gardh me tela me gjemba parlamentin, e kanë shndërruar qendrën e Tiranës, në një shtetrrethim tipik.
Ndërkohë që situate në të gjithë vendin rrezikon që të agravojë përballë arrogancës dhe fjalorit fyes të kryeministrit Rama ndaj atyre që nuk mendojnë si ai, mësohet se javën e ardhshme në një vizitë urgjente do të mbërrijë në Tiranë edhe Zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje e Europës dhe Azisë, Methju Palmer.
Nga ana tjetër kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka mbërritur në kryeqytetin gjerman, Berlin, ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me zyrtarë të partisë në pushtet, CDU. Gjithashtu, mësohet se Basha do ketë takime, edhe në Kancelarinë e qeverisë gjermane të drejtuar nga Angela Merkel.