Ish-ministri Bushati: Stop arrogancës, marrëveshje vetëm me opozitën legale

E mërkurë, 03 Prill 2019 13:31

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati më në fund foli në parlament. Fjalim me dinjitet dhe me personalitet. Ditmir Bushati tha se duhet urgjent të gjejmë zgjidhjen e madhe mes vetes dhe me opozitën, pasi jemi në një krizë të madhe politike dhe sociale. Ai tha se duhet që zoti Ruçi, Ulqini, Majko etj të marrin situatën në dorë si socialistë të vjetër dhe me eksperiencë që të bindim PS dhe opozitën për uljen në bisedime për të gjetur udhën e arësyes e jo të arrogancës. Bushati theksoi se 10 vjetori në NATO nuk është meritë vetëm e PS, por edhe paraardhësve tanë opozitarë. Duhet të gjejmë udhën e arësyes si PS pasi vendi ndodhet në udhëkryq të madh, shtoi ish-ministri.

Ditmir Bushati tha se “ne në PS nuk duhte të jemi arrogantë (nënkuptoi Edi Ramën). Demokracia nuk është procedurë. Procedurë është zëvëndësimi i listave siç po bëhet. Demokracia është respekt…”, duke nënkuptuar se opozita është ajo jashtë sallës së kuvendit e jo këta deputetë që kanë ardhur nga procedura.

Ndër të tjera ish-ministri Bushati kritikoi vendimin e opozitës për djegien e mandatëve, duke theksuar se kjo i sjellë dëm Shqipërisë. Por kjo sjellje nuk duhet të na bëjë arrogantë si PS e si qeverisje, ishte mesazhi i ish-ministrit të suksesshëm të PS.

Në gjirin e PS-së dhe në grupin parlamentar ka plot persona me personalitet dhe profesionistë të nderuar, të cilët kanë dinjitet dhe logjikë si dhe vendosin para shtetin dhe popullin e jo karriken qeveritare.

Fjalimi i Ditmir Bushatit mësohet se është marrë nga gjithë ambasadat kryesore në Tiranë për t’ia kaluar qeverive të tyre. Mësohet se Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, mundet dhe Mimi Kodheli të dalin hapur se duhen gjuha e mirëkuptimit me opozitën për të shpëtuar vendin nga përplasja civile e cila po vjen me vrull.

Ditmir Bushati foli dhe foli me personalitet të spikatur. Jo më kot BE dhe sidomos Gjermania e quan politikan vizonar. Dihet se ish-ministri Bushati ishte kundër dyshes Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës. Ishte ky qëndrim kombëtar dhe vizonar që e shkarkoi nga ministër, por ai ka fituar simpatinë jo vetëm në Kosovë, por në mbarë kombin. Ai foli kundër copëtimit të Kosovës. Ndërsa sot foli se si duhet gjetur udha e arësyes nga kryeministri dhe opozita.

Modifikuar më E mërkurë, 03 Prill 2019 18:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...