Reagon Berisha për 23 milionë eurot/ Për kë politikan ka dalë urdhër arresti në Francë?

E mërkurë, 03 Prill 2019 17:12

Një shumë e konsiderueshme parash është bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit, paraditen e sotme. Të paktën kështu raportojnë mediat franceze të cilat shkruajnë se shuma prej 23 milionë euro e gjendur në 2 valixhe diplomatike kishte destinacion Shqipërinë, e cilësuar si parajsë tatimore.

Për këtë ka reaguar pak minuta më parë ish-kryeministri Sali Berisha i cili thotë se paratë janë të një zyrtari të lartë në Shqipëri për ët cilin është nxjerrë edhe fletë arresti.

Reagimi i Sali Berishës në facebook:

Bllokohen ne Paris 23 milione euro nisur nga nje zyrtar i larte i Malit per nje zyrtar te larte ne Tirane!

Ky eshte nje termet i ri per narkoshtetin e Edvinit.

Transporti i narkoeurove per ne Shqiperi po behet edhe me valixhe diplomatike me avion!

Te dashur miq, mbare Franca dhe Europa flasin per lajmin e bllokimit nga policia franceze ne aeroportin e Parisit te 23 milion eurove ne dy valixhe diplomatike te cilat vinin nga Mali dhe kishin destinacion Tiranen.

Autoritetet franceze kane njoftuar se derguesi i eurove eshte nje zyrtar i larte i Malit, ndaj te cilit u leshua nje mandat nderkombetar arresti, dhe prites i 23 milion eurove ne Tirane flitet se eshte nje zyrtar i larte ne Tirane, emri i te cilit mbahet sekret por thuhet se edhe ndaj tij autoritetet franceze kane leshuar mandate arresti.

Kjo afere deshmon se vershimi i parave te droges, narkoeurove drejt Shqiperise tani nuk po behet vetem me mikrobuza, Toyta Yaris dhe autobuza por edhe me avion dhe poste diplomatike dhe se ne kete vend eshte instaluar plotesisht narkoshteti. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...