Kriza/ Mustafaj: Ja pse Shqipëria mund të kthehet në vitin ‘85

E mërkurë, 03 Prill 2019 18:17

Diplomati dhe politikani i njohur Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 thotë se kriza në politikën shqiptare sa vjen e thellohet dhe se palët gjithnjë e më shumë ndahen kur vjen puna për të dialoguar. E në këto kushte, ai parashikoi si opsionin më të mundshëm mungesën e opozitës në zgjedhjet vendore, duke e kthyer pas Shqipërinë, në vitin 1985.

“Ka krizë të thellë që nga momenti kur opozita nuk është në institucione. Shihni lulëzimin e krimit, vrasje si këto javë ndodhnin vetëm në ‘97. Si e refuzon ai kryeministër mundësinë për të gjetur zgjidhje? Opozita duhet të ketë një platformë të qartë jo të thotë të ikë Rama e të krijohet qeveri tranzitore. Mungojnë kushtet për dialog, tek opozita e kritikoj mundësinë e përjashtimit të dialogut. Është dialoguar me Ramiz Alinë në ‘91, me Sali Berishën në ’97. Krizat e mëdha në demokraci doemos të çojnë tek dialogu. Refuzimi i dialogut nga të dyja palët nuk është normale”,- tha ai.

Ish-ministri i Jashtëm tha ndër të tjera se sheh pozitivisht mundësinë që Presidenti i vendit, Ilir Meta të negociojë krizën poltike, ndërsa të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe ndërkombëtarët tha ai.

“Meta dhe ndërkombëtarët mund të jenë të dy negociues. Më në dinjitetin e shqiptarëve do të ishte Presidenti si negociator. Por kjo vjen kur ka vullnet për dialog, ne këtu kemi një mungesë vullneti nga kryeministri së pari”,- vijoi Mustafaj.

Sa për kryeministrin, Mustafaj tha se: “Edi Rama është komplet jashtë realitetit. mënyra si arsyeton, sillet dhe vepron e tregojnë se jeton në atë tullumbacen e tij krejtësisht jashtë realitetit”.

Sipas Mustafajt, nëse do të ishte i bindur që i fitonte zgjedhjet, Rama nuk do kishte hezituar të hynte në zgjedhje të parakohshme.

“Unë do të thosha se ai nuk është aspak i bindur se i fiton më zgjedhjet, përndryshe do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve. Një politikan pragmatist siç ai vetëquhet do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve pa më të voglin hezitim”,- shtoi Mustafaj.

Ashtu siç situata paraqitet, për Mustafajn nuk është çudi që vendi të kthehet 35 vite pas. “Shpresoj që s’do jenë zgjedhjet si në ‘85 si para 35 vitesh…por s’kemi shumë shpresë, sepse edhe PS duket gjithnjë më e bindur të shkojë e vetme në zgjedhje”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...