Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Gjermani ku ka zhvilluar takime të shumta.
Duke folur për Dojçe Velle, Basha është shprehur edhe për zgjedhjet lokale.
Sipas tij, pa ndëshkimin e atyre që vodhën votën në 2017 dhe largimin e Edi Ramës nuk do të ketë zgjedhje lokale.
‘Çështja e zgjedhjeve lokale zgjidhet, vetëm pasi të ndëshkohen ata që janë kapur në vjedhje në zgjedhjet e kaluara.
Pa u kapur, ndëshkuar pa marrë fund ky model, i bashkëpunimit të hapur mes krimit dhe qeverisjes, as që nuk bëhet fjalë për normalitet apo zgjedhje të tjera.
Prioritet dhe emergjencë kombëtare është rikthimi i shqiptarëve tek besimi i zgjedhjeve. Largimi i qeverisë aktuale dhe ngritja e një qeverie transitore dhe çuarja para drejtësisë e dosjes 339 dhe të gjithë kokave që kanë vjedhur votat’, është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë intervistës së tij për Dojçe Velle.