Ilaçet e skaduara/ Berisha: Akuza të rënda për ndrikull Manastirliun dhe bashkëpunëtoren e saj!

Premte, 05 Prill 2019 11:23

Një grup farmacistësh kanë ngritur akuza të rënda për ilaçet e skaduara ndaj ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtores së saj Narvina Sinani në QSUT. Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetarët të lexojnë mesazhin tronditës të një farmacisti, i cili "akuzon ndrikull Manastirliun dhe bashkëpunëtoren e saj se kanë blerë me korrupsion, 7 milionë euro ilaçe të skaduara për QSUT dhe se nga kjo, mund të kenë vdekur me dhjetëra të sëmure të mjekuar me ilaçe kallpe e se tani, ajo ndërhyn në Prokurori për të fajësuar farmacistët e thjeshtë, ndërkohë që ata nuk kanë asnjë lidhje me blerjet e ilaçeve të skaduara."

Postimi i plotë

Akuza te renda per ndrikull Manastirliun dhe bashkepuntoren e saj!

Lexoni mesazhin trondites te farmacistit dixhital.

Ai akuzon ndrikull Manastirliun dhe bashkepuntoren e saj se:

-kane blere me korrupsion 7 milione euro ilaçe te skaduara per QSUT dhe se nga kjo,

-mund te kene vdekur me dhjetra te semure te mjekuar me ilaçe kallpe dhe se tani ajo

- nderhyne ne prokurori per te fajesuar farmacistet e thjeshte nderkohe qe,

-ata nuk kane asnje lidhje me blerjet e ilaçeve te skaduara. sb

dr berisha anonim te lutem jemi farmacist tek nene tereza nga kontrolli i ardhur nga klsh posacerisht per Narvina Sinanin e cila po mundohet me ane te ogerta manastirliut te mbylli ceshtjen ne prokurori po na e ngecin neve qe skemi mbeshtjetje me gjoba 50 milion e siper secilit farmacist i vrtmi njeri qe ka pergjegjesi per skadencat tek nene tereza dhe per ceshtjen e dyte qe ka hapur prokuroria per mungesen e ilaceve te hequra nga depo duhet te mbaj narvina sinani dhe ogerta manastrliu qe blene 7 milion euro ilaçe te skaduara nga kompanite kundrejt ryshfeteve dhe moren dhjetra ose ndofta edhe qindra jete te semureh qe vdiqen nga ilaceve te skaduara po ndikon ne prokurori.ju lutrm na ndihmoni qe te zbatohet ligji mos te denohemi ne jemi familjare skemi mbeshtje .po mundohen ne cdo lloj menyre edhe me klsh ta mbyllin.te lutem postoje shkaterroje kliken e ndyre.

Login to post comments