Opozita dhe lidershipi i saj ka kërkuar disa herë që kryeministri i vendit, Edi Rama, të kryejë testin e drogës pasi ka akuza të shumta publike se ai qeveris nën efektin e narkotikëve. Madje ka pasur edhe nisma parlamentare për këtë çështje, duke u kërkuar që të gjithë deputetët dhe zyrtarët e lartë shtetërorë të jenë të detyruar me ligj për të kryer këtë test, por kjo është hedhur poshtë nga mazhoranca.
Kjo nismë u morr në periudhën e përgatitjes së Ligjit të Dekriminalizimit, por në atë kohë ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj i bëri thirrje opozitës që të tërhiqet nga insistimi për të përfshirë testin të drogës për zyrtarët e lartë në ligjin e posaçëm për dekriminalizimin, duke e cilësuar këtë kërkesë si qesharake.
Pavarësisht akuzave të shumta si përdorues kronik droge që bëhen ndaj kreut të mazhorancës, Edi Rama, ky i fundit nuk ka guxuar që të bëjë veprimin prej shtetari që t'i shuajë këta zëra, duke marrë të paktën nismën personale për të kryer testin e drogës.
Por një shembull i kundërt, ka ardhur së fundmi nga Ukraina. Mediat vendase raportojnë, se presidenti në detyrë Petro Poroshenko ka rënë dakord jo vetëm që të debatojë me kandidatin rival Volodimir Zelensky, por edhe që këtë të premte që të kryejë një test droge dhe alkooli, për të shuar apo vërtetuar të gjitha akuzat që i vijnë nga kundërshtarët. syri