Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Rama, që ftoi opozitën për t’u ulur në dialog. Kadiu shprehet se Rama do të mbahet mend si Kryeminstrit që ka veshë, por që nuk di të dëgjojë dhe se këtë gjë e ka treguar në shumë raste.
Ish-deputetja demokrate thekson se qytetarët duhet të bëjnë dallimin mes pjekurisë politike të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe Edi Ramës, i cili ligjëroi vjedhjen me duke përdorur forcën e kartonëve në Parlament dhe përçmon studentët përmes monologjeve patetike.
Statusi në Facebook i Kadiut
“Rama do të mbahet mend si kryeministri me veshë, por që nuk din të dëgjojë.
Sa më shumë ndërkombëtaret sot theksojnë rëndësinë e dialogut të palëve, aq më shumë qytetarët e vendit duhet të kuptojnë se çfarë pjekurie politike tregoi z. Basha në vitin 2017 kur takoi Ramën për zgjedhjet, se çfarë pjekurie politike europiane tregoi z. Basha kur loboi në vendet e BE-së për çeljen e negociatave, se çfarë pjekurie politike europiane tregoi z. Basha kur çoi në Parlament deputetë të painkriminuar, të pakorruptuar.
Asokohe Ramës iu duk vetja ‘smart guy’, me të gjithë forcën e krimit dhe paratë e drogës mori 74 mandate në Kuvend.
Miratoi çdo ligj, ligjëroi vjedhjen dhe i përdori 74 kartonët për të marrë çdo pushtet.
Sot Rama bie dakord për dialog, por sot tashmë e gjithë Shqipëria e din që ai nuk din të dialogojë, e panë të gjithë si i përçmoi studentët përmes monologjeve të tij patetike”.