Manjani: BE nuk e sheh të keqen as te droga, as te korrupsioni e blerja e votave!

Premte, 05 Prill 2019 17:05

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar, me një postim në Facebook, qëndrimin e përfaqësuesve të Bashkimit Europian për situatën politike në Shqipëri.

”Interesant:BE e Hahn dhe Mogherinit (për pasojë edhe e ambasadorëve të tyre këtu) e shohin të keqen e Shqipërisë jo te droga, as korrupsioni, as blerja e votave, as shkërmoqja e demokracisë, as tek zabtimi i drejtësisë nga pushteti, as tek zhballancimi social që nxit emigracion, as tek monizmi, te Rama dhe keqqeverisja e tij jo e jo.

E shohin të keqen tek Opozita dhe Lasgushi… Të parën e quajnë fajtore pse denoncon, kurse Lasgushin pse “fluturon” nga Vlora… Lavdi zotit që shtetet anëtare të BE e kanë mendjen në vend dhe e dallojnë qartë të keqen reale në këtë vend”, shkruan Manjani.

Login to post comments