Në fotot e mëposhtme shihet sheshi i mbushur me ujë dhe erërat e ardhura nga vërshimi i ujërave në një pjesë të madhe të sipërfaqes së tij.
Herë pas herë në këtë investim miliona eurosh bllokohen kolektorët dhe ujërat e ndenjura dalin mbi sipërfaqe.
Sheshi ‘Skënderbej’, pak kohë më parë, mori çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike 2018, por siç duket mjafton që koha të ngryset pak në Tiranë për ta katandisur në një pamje të tillë.