Unaza e re Ramës: Këtu do në kesh deri ditën tënde të fundit që nuk është larg

Premte, 05 Prill 2019 20:16

Edi Rama është autori i vërtet i megavjedhjes tek Unaza e Re. Ai është personi përgjegjës i projektit tejet korruptiv që kërkon të hedh në rrugë të madhe me qindra familje pa i dëmshpërblyer. Prej muajsh banorët e Unazës së Re të mbështetur nga Partia Demokratike përmes ish-deputetit Klevis Balliu janë në rrugë, në të drejtën e tyre për të protestuar dhe qëndruar ndaj arrogancës së pashoqe të kryeministrit i cili në fakt nuk e ka kursyer. Çdo natë, por edhe ditën, banda në pushtet ka ushtruar presion në mënyrë sistematike nga qytetarëve, banorë të Unazës së Re për ti detyruar ata që të lëshojnë shtëpitë e tyre të ndërtuar me djersë dhe gjak.

I kanë dhunuar, i kanë shoqëruar, i kanë arrestuar dhe sot që flasim disa prej tyre janë në burg, si Dorian Protoduari i cili vazhdon të jenë simbol i qëndresës, pa harruar as secilin prej tyre. Në rrugë dalin gra, fëmijë, të moshuar të cilët nuk duan të dhunojnë askënd, nuk duan të vjedhin siç bën Rama dhe banda e tij e kapur në flagrancë nga kjo protestës e cila evidentoi projektin 40 milionë euro dhënë një kompania me letra fallso. Banorët e Unazës së Re fal qëndresës së tyre zbuluan një Megaskandal, i kursyen paratë buxhetit të shtetit. Askush më shumë përgjegjës së Rama nuk është, të tjerët janë veçse zara të Ramës në tavolinën korrupsive ku do të numëroheshin lekët e vjedhura nga projekti i Unazës së Re.
Në qëndresën e tyre të përditshme, banorët e Unazës së Re janë të vendosur të mos lëshojnë fare, ata e kanë deklaruar që shtëpitë do ti mbrojnë me gjak dhe se i kanë apeluar Ramës të tërhiqet pasi aty do të kenë çdo ditë deri në ditën e fundit të rënies së kreun të organizatës Rilindje, kësaj bande në pushtet që po vjedh e plaçkit çdo ditë Shqipërinë.

Modifikuar më Premte, 05 Prill 2019 20:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...