Basha, fermerëve: Që të mos hidhni prodhimet në kanal, të hedhim një herë e mirë Ramën

Diel, 07 Prill 2019 12:13

Pas takimit të zhvilluar me qytetarët e Rrogozhinës, kreu i opozitës Lulzim Basha ka vijuar me një tjetër takim, tani me fermerët dhe qytetarët e Luzit të Vogël në Kavajës.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati akuzoi qeverinë se me heqjen e rimbursimit të TVSH-së vetëm ka dëmtuar fermerët dhe ekonominë e shumë familjeve shqiptare.

 “Akti i fundit i heqjes së rimbursimit të TVSH-së, është akti më kriminal që mund të ketë menduar ndonjëherë një qeveri në Europë kundër fermerëve të vet. Rimburson vetëm 6%.

Çfarë do të thotë kjo? Le të marrim qumështin, meqë është dhe kriza e fundit. Kjo do të thotë që grumbulluesi I qumështi ose duhet ta shesë 14% më shtrenjtë produktin në treg dhe të konkurojë me qumështin e importit, ose duhet ta subvensionojë vet, pra të ulë fitimin e vet, që është kundër llogjikës ekonomike.

Ose më e thjeshta për fat të keq, të vijë tek ju e të ju thotë: sa e ke qumështin, 600? Jo do ta marr 450! Sepse nuk I marr dot lekët mbrapsht nga TVSH-ja. Kush e mendoi këtë skemë dhe për çfarë arsye?! E menduan vetëm për një arsye: që të falimentojnë fermerin shqiptar dhe të nxisin importin.

Kushdo që e mendoi, kushdo që e vuri në jetë, ka një dhe një përgjegjës që është kryeministri i vendit. Edi Rama për këtë vendim meriton jo vetëm një shuplakë apo një grusht, por një shkelm përfundimtar për ta hedhur në kanal. Aty ku duhen hedhur jo produktet tuaja, por duhet hedhur ky pushtet I korruptuar”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...