Raporti/ Berisha: 478 tendera me vlerë 134 miliardë lekë për njerëzit e pushtetit

Diel, 07 Prill 2019 14:50

Pas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili në raportin e vitit 2018 thekson se, vetëm në një vit është abuzuar me plot 1.7 miliardë euro, ish kryeministri Sali Berisha ka postuar listën me emrat e njerëzve pranë qeverisë Rama, që në 478 tendera kanë përfituar plot 134 miliardë lekë të reja.

Ish kryeministri përmend emra ish ministrash, deputetësh dhe kandidatë për deputetë si dhe biznesmenësh të mëdhenj, përfitues të shumës kolosale.

Postimi i plotë i Berishës:

Super vjedhje!

Baxhanaku i shokut Edvin, Hajdut Frangu dhe 4 narkodeputete hajdute kane fituar 478 tendera me vlere 134 miliarde (leke te reja)

Miq, parate tuaja dhe takspaguesve jane vjedhur nga pushtetaret dhe akrabaja tyre.

Keshtu,

-Baxhanaku fort i dashur i shokut Edvin,

Hajdut Armand Frangu ka fituar nga parate e takspaguesve 50 tendera me vlere 22 miliarde leke

Kurse,

-Narkodeputeti Hajdut Sadri Abazi ka fituar 82 te der me 44,3 miliarde leke

-Narko deputeti Hajdut Ilir Beqja ka fituar 145 tendera me 45 miliard leke

-Narkodeputeti Hajdut Pjerin Ndreu ka fituar 92 tendera me vlere 11,3 miliarde leke

-Narkodeputeti Hajdut Qefalia ka fituar 106 tendera me vlere 10,2 miliarde leke

Miq, rekorde te zeza kane shushunjat monstra te Edvinit kater prej te cilave Ndrikull Hajne Nushi, kumbar Hajdut Gjici, kumbar hajdut Fusha dhe kumbar hajdut Papuli kane fituar se bashku 1740 tendera dhe kane fituar dhe ndare me qeveritaret hajdute 192 miliarde leke (te reja).

Ky te dashur miq eshte sundimi i Kakistokracise; droge, vjedhje, krim shteteror!

Per me hollesi lexoni raportin e gazetarit investigativ. sb

Deputetët e PS përfitojnë nga tenderat, ndërkohë që ligji i ndalon të marrin fonde publike

Sipas një raporti të publikuar së fundi tregon se disa deputetë të Partisë Socialiste kanë marrë tendera dhe pse ligji i ndalon.

Marrja e tenderave ka qenë një debat që gjithmonë ka qenë në poltike, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën. Po kur akzuat mes palëve janë të forta, provat flasin se disa deputetë kanë marrë tendera në kundërshtim me ligjin.

Sipas një raporti të publikuar së fundi tregon se disa deputetë të Partisë Socialiste kanë marrë tendera dhe pse ligji i ndalon.

“4 Deputetet e Partise Socialiste, nepermjet 5 shoqerive, kane perfituar 428 tendera pra 19% te tenderave te perfituara nga oligarket, me vlere 111 miliard leke ose 89,2 milion euro pra 32% e vleres se perfituar nga oligarket”, thuhet në raport.

Ilir Beqaj, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, janë deputetët e Partisë Socialiste që kanë marrë tendera në vitet e fundit.

RAPORTI I PLOTË

PERMBLEDHJE MBI TENDERAT E PERFITUARA NË 2014 – 2019

  1. AGRON PAPULI

Nepermjet tre shoqerive CLASSIC shpk, HYUNDAI AUTO ALBANIA shpk dhe TIRANA AUTO shpk, ka perfituar 144 tendera, me vlere 23 miliard leke ose 18,4 milion euro. Nga te cilat, 24 pa gare, me vlere 289 milion leke ose 232 mije euro

  1. ALBAN EFTHIMI

Nepermjet dy shoqerive ATELIER 4 shpk dhe SEED CONSULTING shpk, ka perfituar 57 tendera, me vlere 6,9 miliard leke ose 5,5 milion euro. Nga te cilat, 9 pa gare, me vlere 1,2 miliard leke ose 957 mije euro.

  1. ARMAND FRANGU

Nepermjet dy shoqerive ADVANCED BUSINESS SOLUTIONS ABS shpk dhe B360 shpk, ka perfituar 50 tendera, me vlere 21,9 miliard leke ose 17,5 milion euro. Ng ate cilat, 5 pa gare, me vlere 133 milion leke ose 107 mije euro.

  1. ILIR BEQAJ

Nepermjet dy shoqerive INTECH + shpk dhe FASTECH shpk, ka perfituar 148 tendera, me vlere 45 miliard leke ose 36 milion euro. Ng ate cilat, 3 pa gare, me vlere 120 milion leke ose 96 mije euro.

  1. PANDELI CARAPULI

Nepermjet shoqerise EUROCOL shpk, ka perfituar 9 tendera, me vlere 18,6 miliard leke ose 15 milion euro. Nga te cilat, 3 pa gare, me vlere 1,7 miliard leke ose 1,3 milion euro.

  1. PJERIN NDREU

Nepermjet shoqerise NDREU SECURITY SERVICE shpk, ka perfituar 92, me vlere 11,3 miliard leke ose 9,1 milion euro. Nga te cilat, 56 pa gare, me vlere 2,2 miliard leke ose 1,8 milion euro.

  1. SAFET GJICI

Nepermjet tre shoqerive EUROGJICI SECURITY shpk, KEVIN KONSTRUKSION shpk dhe TONI SECURITY shpk, ka perfituar 365 tendera, me vlere 43,1 miliard leke ose 34,5 milion euro. Nga te cilat 175 pa gare, me vlere 4,1 miliard leke ose 3,3 milion euro.

  1. VILMA NUSHI

Nepermjet dy shoqerive TRIMED shpk dhe MARKETING & DISTRIBUTION shpk, ka perfituar 1094 tendera, me vlere 16,3 miliard leke ose 13 milion euro. Nga te cilat, 287 pa gare, me vlere 1,7 miliard leke ose 1,3 milion euro

  1. XHEMAL QEFALIA

Nepermjet shoqerise DAJTI PARK 2007 shpk, ka perfituar 106 tendera, me vlere 10,8 miliard leke ose 8,7 milion euro. Nga te cilat, 25 pa gare, me vlere 2 miliard leke ose 1,6 milion euro.

  1. SADRI ABAZI

Nepermjet shoqerise ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUSTION shpk, ka perfituar 82 tendera, me vlere 44,3 miliard leke ose 35,5 milion euro. Nga te cilat, 15 pa gare, me vlere 2 miliard leke ose 1,6 milion euro.

  1. SHKELQIM FUSHA

Nepermjet shoqerise FUSHA shpk, ka perfituar 135 tendera, me vlere 110 miliard leke ose 88,2 milion euro. Nga te cilat, 44 pa gare, me vlere 11,9 miliard leke ose 9,5 milion euro.

PERFUNDIM: 11 Oligarket, nepermjet 19 shoqerive, kane perfituar 2282 tendera, me vlere 352 miliard leke ose 281 milion euro. Nga te cilat, 646 pa gare, me vlere 27,3 miliard leke ose 22 milion euro.

PERMBLEDHJE MBI TENDERAT E PERFITUARA NGA 4 DEPUTETET E PARTISE SOCIALISTE 2014 – 2019

  1. ILIR BEQAJ

Nepermjet dy shoqerive INTECH + shpk dhe FASTECH shpk, ka perfituar 148 tendera, me vlere 45 miliard leke ose 36 milion euro. Ng ate cilat, 3 pa gare, me vlere 120 milion leke ose 96 mije euro.

  1. SADRI ABAZI

Nepermjet shoqerise ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUSTION shpk, ka perfituar 82 tendera, me vlere 44,3 miliard leke ose 35,5 milion euro. Nga te cilat, 15 pa gare, me vlere 2 miliard leke ose 1,6 milion euro.

  1. XHEMAL QEFALIA

Nepermjet shoqerise DAJTI PARK 2007 shpk, ka perfituar 106 tendera, me vlere 10,8 miliard leke ose 8,7 milion euro. Nga te cilat, 25 pa gare, me vlere 2 miliard leke ose 1,6 milion euro.

  1. PJERIN NDREU

Nepermjet shoqerise NDREU SECURITY SERVICE shpk, ka perfituar 92, me vlere 11,3 miliard leke ose 9,1 milion euro. Nga te cilat, 56 pa gare, me vlere 2,2 miliard leke ose 1,8 milion euro.

PERFUNDIM: 4 Deputetet e Partise Socialiste, nepermjet 5 shoqerive, kane perfituar 428 tendera pra 19% te tenderave te perfituara nga oligarket, me vlere 111 miliard leke ose 89,2 milion euro pra 32% e vleres se perfituar nga oligarket. Nga te cilat, 99 pa gare pra 15,3% e tenderave pa gare te perfituara nga oligarket, me vlere 6,3 miliard leke ose 5 milion euro pra 23% e vleres pa gare te perfituar nga oligarket.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...