Nga Bregu i Lumit/ ‘Do të vdes këtu, nuk e lë shtëpinë time”

Hënë, 08 Prill 2019 11:33

Dhjetra familje tek Bregu i Lumit kanë dalë sot në mes të shiut për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga fadromat që u ka dërguar në derë bashkia e Tiranës. Shtëpitë do të prishen për të vijuar projektin e bulevardit të ri, por banorët nuk janë dëmshpërblyer edhe pse bashkia ka bërë vlerësimin teknik dhe ua njeh dëmshpërblimin.

Policia dhe IKMT kanë shkuar për të shembur shtëpinë, por banorët që ende nuk kanë marrë asnjë lek për t’u strehuar, kërkojnë që më parë të zbatohet VKM-ja që shteti ka miratuar vetë. Janë 204 shtëpi që janë legalizuar dhe duhet të dëmshpërblehen.

Problemi rëndohet për 38 familje, vetëm 38, të cilat, vetëm 1 metër larg të tjerave, nuk janë legalizuar! Këto familje janë duke deklaruar me forcë se do të vdesin dhe shtëpitë nuk i lëshojnë.

Pranë tyre ndodhen sot ish-deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu.

Modifikuar më Hënë, 08 Prill 2019 12:08

Video

Login to post comments