Banorët e Bregut të Lumit kanë rrëmbyer lopatat kundër fadromave që tentojnë të shembin shtëpitë e tyre.
Situata mes banorëve dhe policisë është tensionuar pasi ka pasur përleshje mes tyre. Banorët kanë gjuajtur gurë në drejtim të policisë.
Disa prej banorëve kanë hipur mbi çatitë e shtëpive në shenjë mbrojtje të banesave të tyre.
Mësohet se banorët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre, të cilat preken nga projekti i rrugës. Ata janë shprehur për mediat se janë të paqartë për mënyrën e shpronësimit, ndërsa janë ngritur në protestë.