Pas postimit të ish kryeministrit Sali Berisha, ku shprehej se nipi i diktatorit Ermal Hoxha është një narkotrafikant që lëviz në liri, kanë ardhur reagime të njëpasnjëshme.
“Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por merru me djalin tënd, Shkëlzen Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit dhe nuk bëri asnjë ditë burg”, shkruan Rezarta Shkurta, bashkëshortja e Ermal Hoxhës, duke iu përgjigjur kështu ish kryeministrit.
Më pas ka ardhur edhe reagimi i djalit të ish kryeministrit, duke u shprehur se tani radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës.
“Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës”, është ky reagimi i Shkëlzen Berishës, që duket se vjen si përgjigje pas akuzës që iu bë nga Rezarta Shkurta.