Rama i shkruan Biberajt letër nga frika

Tuesday, 09 Prill 2019 09:32

Edi Rama i shkruan Elez Biberajt pasi njeriu që ka drejtuar për dekada me radhë me një profesionalizëm dhe seriozitet vuri gishtin në plagë dhe nxori lakuriq regjimin e Ramës por jo vetëm kaq.
Biberaj bëri atë që çdo gazetar serioz dhe profesionist nga i gjithë perëndimi kanë bërë këtë muaj në Shqipëri.
Pena e Elez Biberaj vërtetësia, profesionalizmi mbi të gjitha reputacioni i tij e frikësoi më shumë se çdo gjë.
Elez Biberaj bëri anatominë e vërtetë reale të një kufome me emrin Rilindje. Tani Rama na i shkruaka një letër. Nuk është asgjë tjetër vetëm një letër nga frika. Frikë nga e vërteta, por e vërtetë që vjen me gojën e një kalorësi të shtypit të lirë.
Për fatinë tij të keq Rama akoma nuk është bindur te qëndrimet e tij “hokatarë” të dukurit si çun trendi me kollare e topa që gënjen ndonjë diplomat që pi verë në Tiranë, stili për tu hequr si viktimë nuk funksionon. Ai guxoi ta provojë dhe një herë të fundit por s’kishte asnjë fakt real asnjë fije të vërtete për t’iu përgjigjur penës dhe fjalëve të Biberajt që ishin e vërteta dhe vetëm e vërteta.

"Ju i quani kërcënuese reagimet e mia ndaj “kazanit” (s’kam gjetur dot një fjalë më të përshtatshme në shqip, për të karakterizuar mallin fake news) edhe pse ato janë “mesazhe dashurie”, krahasuar me sharjet brutale e shantazhet nominale të gazetarëve jo shumë vite më parë – atëherë kur kryeministri i Shqipërisë e quante bash gazetën New York Times “një letër higjenike”! Asnjëherë si apo sa sot, nuk është sharë e baltosur në liri të plotë qeveria e personalisht kryeministri, pa i hyrë gjemb në këmbë askujt, as si person e as si organ mediatik i çfarëdo lloji".
I përmend njohjen 30 vjeçare dhe në fund i shkruan thjesh Edi. Por ndërsa Biberaj e ka aset dhe kriter për ta zbuluar më thellë të vërtetën e këtij njeriu, Rama ashtu sikur çdo njohje dhe miqësi që e ka flakur tej kështu keqpërdori edhe miqësinë me Biberajn.
Pikërisht njohja dhe zbërthimi i figurës së tij ishte vlera reale i akuzave të vërteta të Biberajt të bazuar në fakte.
Sepse regjimi ka marrë fytyrën e Ramës.
Paraqitja si viktimë përdorimi i miqve dhe miqësive sulmet ndaj medias, fshehja e të vërtetës tashmë janë lexuar nga personalitete të medias, si kalibri i Biberajt, por dhe nga personalitete të larta të botës perëndimore.
Ata e dinë se pas rolit të viktimës fshihet fytyra e vërtetë e kryeministrit të drogës, kanabisit, varfërisë, PPP për oligarkët, GDP mbi 85%. Dhe nëse maska e regjimit ra nga djegia e mandateve fjala e Biberajt ishte akti tjetër në armatën e të gjithë gazetarëve Perëndimorë që i hoqën maskën këtij njeriu./ Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 09 Prill 2019 10:00
Login to post comments