Para një viti Xhorxh Soros do të “pranonte se jo përherë ka bërë zgjedhjet e duhura”dhe si shembull ilustrues për këtë kishte sjellë emrin e ish-presidentit gjeorgjian, Mikhail Saakashvili që është nën hetim me akuzën se ka pranuar financime nga Rusia për të destabilizuar Ukrainën. (Soros admitted he has not alëays made the right choices. He previously championed the former Georgian leader MikheilSaakashvili, ëho is noë under criminal investigation for allegedly taking money from a Russia-based oligarch to destabilise Ukraine. This taught Soros a "painful less," he said, to "keep a greater distance from the internal politics of the countries ëhere I have foundations."https://ëëë.businessinsider.com/billionaire-george-soros-liberal-agenda-2018-1?r=UK).Konkretisht për këtë rast Soros ka deklaruar se: “Mora një mësim të dhimbshëm që të mbaj një distancë më të madhenga politika e brendshme e vendeve ku veprojnë fondacionet e mia….”
Nuk është më sekret që Edi Rama ka pasur mbështetjen e Xhorxh Soros për të ardhur në pushtet dhe për të qeverisur, por ka siguruar gjithashtu prej tij edhe të gjithë ekspertizën e mbështetjen financiare për të “kryer reformën e drejtësisë dhe përdorur atë për të vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë” dhe“për ta përdorur atë ndaj kundërshtarëve politikë”. Ky nuk ishte thjeshtë një përfundim I nxjerrë nga kundërshtarët politikë të Ramës dhe media opozitare në Shqipëri, por ky është një përfundim i nxjerrë nga 6 senatorë republikanë amerikanë dhe I shprehur në një letër dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit si dhe është rimarrë disa herë nga fondacioni konservator Judicial Ëatch icili në vitin 2018 do të deklaronte (https://ëëë.cnsneës.com/neës/article/michael-ë-chapman/judicial-ëatch-obama-admin-spent-9-million-colluding-soros-groups) se “Në vitin 2017, disa senatorë amerikanë, të udhëhequr nga senatori Mike Lee (R-Utah), morën në pyetje sekretarin e atëhershëm të Shtetit, Rex Tillerson, lidhur me operacionet e mbështetura nga USAID-I dhe Soros në Shqipëri. Në një letër drejtuar Tillerson, senatorët vunë në dukje se "reforma gjyqësore" që mbështetet nga Soros kishte "në fund të fundit synimin t'i jepteKryeministrit Rama dhe qeverisë së majtë kontrollin e plotë mbi gjyqësorin".
Me 8 prill 2019, pas shumë kritikash, duket se Fondacioni Soros në Tiranë është detyruar të publikojë një anketim ku evidenton se “63,3 përqind e shqiptarëve s’besojnë te vetingu” dhe“62,5 për qind e shqiptarëve s’besojnë se vetingu do ta bëjë sistemin e drejtësisë më të mirë e më të besueshëm për qytetarët…”. Pra mesa duket, po ashtu si në rastin e Mikael Sakashvilit, Xhorxh Soros ka kuptuar më së fundmi se ka bërë gabim që ka mbështetur Edi Ramën dhe ka gjetur mënyrë për tu distancuar prej tij…