Presidenti të shkarkojë urgjentisht Lleshajn për cënimin e Rendit dhe Sigurisë në vend

Tuesday, 09 Prill 2019 19:02

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në aeroportin e  Rinasit për nga vetë mënyrën e organizimit të grabitjes i kalon përmasat e një grabitjeje të thjeshtë parash dhe ka cenuar rëndë sigurinë kombëtare në vend.

Fakti që grabitësit ishin brenda në aeroport pranë avionit ku për tre orë do të nisej zv ndihmës sekretari i Shtetit Palmer dëshmoi paaftësinë totale të Ministrit ët Brendshëm të strukturave të policisë dhe të gjitha strukturave të tjera për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.

Si vend anëtar i NATO-s portet dhe aeroporti i Shqipërisë, sidomos ky i fundit janë objekte të sigurisë së lartë. Aty nuk janë grabitur shuma parash por ka kapitulluar i gjithë shteti përpara një sulmi të disa grabitësve në këtë objekt.

Për të gjitha këto presidenti i Republikës bazuar në të gjithë të drejtën që i jep Kushtetuta duhet të shkarkojë urgjentisht këtë ministër të Brendshëm gjatë periudhës së të cilit vetëm janë helmuar dhe goditur qytetarët dhe krimi dhe vrasjet kanë gjetur parajsën.

Është e papranueshme që në kushtet e tilla të cenimit të sigurisë në vend të mbahet ende ministër një i paaftë që punën e ministrit të Brendshëm e njeh vetëm si gaz dhe kërbaç ndaj qytetarëve të vet.

Modifikuar më E mërkurë, 10 Prill 2019 11:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...