"Rama vodhi 10 mln euro ditën që erdhi Sekretari Amerikan"

Tuesday, 09 Prill 2019 20:30

Ka filluar edhe sonte protesta e banorëve të “Unazës së Re”, të cilët kanë dalë në mbrojtje të banesave të tyre për të gjashtin muaj me radhë.

Kjo protestë e mbrojtjes së sotme vjen pas ngjarjeve të dy ditëve të fundit, ku Policia dhunoi banorët e ‘Bregut të Lumit’ të cilët i sulmoi me gazlotësjellës duke u shembur shtëpitë, edhe pse ka një vendim të Këshillit Bashkiak për ti dëmshpërblyer.

Një nga qytetarët i bëri thirrje kryetarit të Opozitës, Lulzim Basha që të mos vazhdojë më me protesta 2-3 orëshe, por të intensifikojë protestat, pasi ndryshe Rama nuk rrëzohet.

Përgjigjen ia ka dhënë ish-deputeti demokrat Klevis Balliu që i ftoi qytetarët ti bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më 13 prill, që do të shënojë edhe fundin e qeverisë Rama.

“Revolucioni fillon më datë 13 prill dhe përfundon deri sa ky spiun të zhduket.

Pamjet sot në ‘Bregun e Lumit’ kanë shokuar të gjithë opinionin publik dhe të kujtonin hyrjen e serbit në Kosovë.

Vetëm pushtuesi mund të hedhë gaz lotësjellës, siç hodhi Sandër Kimiku ndaj qytetarëve të tij.

Siç ishte Era 5 vjec, zonja Flora që e morën zvarrë, sepse mbrojtën shtëpitë e tyre nga një vendim i paligjshëm.

Atyre policëve atje nga i pari deri te i fundit do ta paguajë atë që i bëtë atyre qytetarëve, jeni të regjistruar.

Hapni sytë o qytetarë se kemi përpara një kriminel. Ky njeri njeh vetëm skemën e kriminelëve ndaj u turret atyre duke i çarë kokën, siç bëri me një 67 vjeçar.

Ndërkohë që këta merreshin me qytetarët, 10 milion euro u grabitën.

Dhe ku shkojnë ato. Shkojnë në Surrel.

Dhe ku shkojnë? Shkojnë te Kumbari, që qeveris me ta.

Ky është Edi Rama që i vjedh ato para.

Sa i pangopur je ti dhe qeveria jote. Të nderuar miq, duhet të kemi parasysh shumë gjëra.

Qëndresa juaj do ta zhdukë qeverinë e tij.

Sot Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës vërtetoi se ata që i janë sulur qytetarëve, nuk quhen policë, ndaj qytetarët duhet të përballen me ata me çdo mënyrë.

Merrni masat ndaj atyre.

E kuptoni se si një vajzë katër vjeçare ndejti sot në komisariat për 4- 5 orë.

Dhe ai vemja foli për Astirin.

Dhe ti mor vemje, që i dhe vëllait të Fushës lejen e ndërtimit, për të shpëtuar nga vrasja e Ardit Gjoklës, ta harrosh që do të shpëtosh nga drejtësia

Qytetarë bashkohuni me datë 13 dhe zhdukini njëherë e mirë këta që ju mbytën fëmijët me gaz lotësjellës.

Sot erdhi Sekretari amerikan dhe ndodhi ajo vjedhje paçka se policia duhet të ishte në sigurinë më të lartë.

Dhe në këtë ditë u vodhën 10 milion euro

Dhe ata meritojnë një gjë, të zhduken me revoltën më të madhe që ka parë historia.” tha Balliu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...