Do të çertifikohesh si nxënës ekselent?! Paguaj 250 mijë lekë!

E mërkurë, 10 Prill 2019 14:13

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe pedagogu Luçiano Boçi, ka denoncuar në faqen e tij në Facebook, një skandal të vërtetë me të ashtuquajturin “certifikim” të nxënësve ekselent në shkollat parauniversitare të vendit. Sipas Boçit drejtoritë e shkollave ju kërkojnë nxënësve të shkëlqyer, se nëse duan të quhen “ekselent”, duhet të derdhin në një numër llogarie bankare, plot 25 mijë lekë të reja. Sipas ish-deputetit ky është një turp i madh dhe i bie që në Shqipëri, nuk blihen vetëm votat por edhe ekselenca në shkollë.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit në Facebook:

E TURPSHME!

...kjo që ndodh me nxënësit ekselentë në Arsimin Parauniversitar.

Drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të tyre të derdhin në llogarinë e caktuar bankare të BKT 40 11 44 035, 25 mijë lekë.

Vetëm kështu mund të quhesh ekselent tani.

Dokumentat e mëposhtëm flasin qartë. (foto)

Në vend që ata të stimulohen e të shpërblehen, siç dhe duhet, sot atyre u merren para.

Të jesh ekselent në Shqipëri duhet të paguash.

Duhet të paguash se ke merita, se mëson, se je shembull

Para 2013, çdo ekselent merrte një shpërblim simbolik vlerësues nga Qeveria prej 50 mijë lekësh.

Sot për të dalë i tillë në Librin e Artë nuk merr. Jep 25 mijë.

Po nuk e dorëzove shumën nuk figuron i tillë! Nuk shpallesh!

Pra shkurt i bie që në Shqipëri nuk blihen vetëm vota, vetëm favore.

Sot dhe Ekselenca blihet me para.

*P.s Mos harroni gjyqin!!! Sa të keni Qorrat e Servilët politikë në Drejtësinë e kapur, që të bardhën e bëjnë të zezë e anasjelltas, o burra sulm!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...