Ngjarja e frikshme këtë të martë në aeroportin e Rinasit, ku grabitësit me armë e municione hynë dhe morën 10 milionë euro, duke terrorizuar pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit ka ngritur alarmin jo vetëm ën Shqipëi por edhe në botë. Grabitësit mund të kishin marrë edhe avionin peng, pasi askush nuk mund ti ndalonte ta bënin një gjë të tillë. Në avion I marrë peng mund të jetë kërcënim për çdo shtet tjetër.
Për ngjarjen reagimet ishin të shumta pa përjashtuar edhe ato ndërkombëtare. I vetmi që ka heshtur ka qënë Kryeministri Edi Rama. Sikur të mos kishte ndodhur gjë I ka hipur avionit për në Monte Karlo, vetëm pak orë pasi ndodhi grabitja, dhe pa asnjë agjendë të rëndësishme përveç marrjes së një medalioni nga princi I këtij vendi.
Ndërsa Ministri përgjegjës për Sigurinë doli 24 orë pas ngjarjes dhe kur të gjithë prisnin që ai të jepte detaje, u mor me kompaninë kineze që ka koncensionar aeroportin. Aspak professional dhe ën kushtet e paaftësisë doli shumë orë më vonë në daljene parë publike pas ngjarjes edhe drejtori I policisë I cili u kujdes të bënte propagandën e qeverisë. E vetmja punë që bëri Veliaj ishte moderimi I konferencës dhe prezantimi i zëvendës ministrit në podium.
Reagimi do të ishte gjëja më minimale që Rama dhe Lleshaj do të duhej të bënin, të mos flasim më për marrje përgjegjësie dhe dhënie dorëheqje.