Rama foli për Monakon apo për Shqipërinë?!

E Enjte, 11 Prill 2019 12:14

Në një fjalim për një deliranti, prej një njeriu që për arsye që vetëm ai i di, vijon të fluturojë dhe nuk ka asnjë kontakt me realitetin.

Kryeministri Rama sot në Parlament të linte përshtypjen që vetëm në këtë botë nuk e ka mendjen.

I ardhur nga vizita turistike në Monako, në një kohë kur Shqipëria është sot në situatën më të keqe të sigurisë, Rama foli për arritje, për përmirësime, bëri akuza dhe ironi ndaj opozitës etj etj.

Ku jeton ky njeri?! A është normal ky?!

Vetëm në një hark kohor prej më pak se 24 orësh shteti ka rënë, Kushtetuta është shkelur si kurrë më parë, një vend anëtar i NATO-s gjunjëzohet nga 4 kriminelë.

Por çfarë thotë Rama në seancë plenare? Flet për arritje, zhvillim ekonomik, për fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka deklaruar sot se futet apo jo opozita e dalë nga Kuvendi në zgjedhje, nuk është më detyrë e shumicës dhe se detyra e tij e vetmja na qenka fitorja e tyre.

Gjatë fjalës nuk e ka kursyer edhe ironinë për kreun e PD-së dhe videot live që poston së fundi nga makina, gjatë udhëtimeve në turin që ka nisur në vend.

U duk qartë se vizita në Monako i paska lënë shumë mbresa Kryeministrit, aq sa ngatërroi Shqipërinë, të cilën e ka katandisur në vendin më të pasigurt dhe të kriminalizuar të Evropës, me principatën e vogël evropiane.

Login to post comments