Nga Flamur Vezaj
“Me vodhe njehere, e ke fajin ti. Me vodhe heren e dyte e kam fajin une”. Fjalen e mocme e pershtata me vjedhjen ne Rinas! E ne kete rast, grabitesit “nuk kane faj” qe nuk kishte asnje mase sigurie qe te parandalonte hyrjen e tyre brenda pistes se avioneve! Po po brenda pistes, e brenda ne hangarin e avionit, te 4-5 grabitesve me “Kallashnikov” e granata duke thyer cdo perimeter te sigurise kombetare! Nuk me shqeteson shume vjedhja e parave te bankave se ato perseri rikuperohen nga siguracionet, por cenimi i sigurise kombetare! Imagjinoni vetem pak qe Rinasi eshte pike kalimi kufitare dhe nje vend qe cilesohet me ligj si vend i rendesise se vecante dhe aty hyne per pak sekonda dhe qendrojne disa minuta persona te armatosur! Hyjne dhe dolen te pashqetesuar dhe vetem kur arriten te vendi i nderrimit te makinave disa kilometra larg u pikasen nga policia! Ata hyjne, vodhen, dolen dhe iken te pashqetesuar nga perimetri i aeroportit!!!! Kjo eshte per te vene duart ne koke!! Per here te dyte cenohet siguria kombetare dhe nuk merzitet njeri vec disa deklaratave idiote, te perseritura qe fajin ia hedhin tjereve dhe premtimet se do te marrin masa!! Kjo nuk ka ndodhur as me vitin e mbrapsht 1997! Edhe ne Siri qe eshte ne gjendje lufte nuk hyjne persona te armatosur me “Kallashnikov” brenda pistes se avioneve e lere me brenda hangarit te nje avioni te mbushur me pasagjere! U cenua siguria heren e pare, asnje i arrestuar nga grabitesit dhe asnje nga personeli apo menaxhimi i aeroportit! E vetmja mase sigurie e shtuar pas cenimit te sigurise kombetare, dy blloqe betoni, nje zinxhir dhe nje dryn i ri ne porten me tela! Po po asnje mase tjeter per rrethimin e aeroportit! Asnje auditim per personelin, qe duhet te perfshiheshin ne nje hetim te gjithe deri edhe te pastruesja e lere me personelin e sigurise! Asnje rishikim te kontrates me koncesionarin pasi u cenua siguria kombetare, asnje rishikim te planeve te sigurise se aviacionit civil, asnje mase konkrete!! Eshte skandaloze, duhet te ishin nderprere fluturimet dhe te rishikohet cdo gje! Imagjinoni larg qofte disa te semure psikik ne emer te terrorizmit te hynin te organizuar po ne kete menyre dhe te merrnin peng avionin me gjithe pasagjeret brenda! Imagjinoni ne qe aspirojme te hyjme ne BE dhe nuk jemi ne gjendje te ruajm perimetrin e aeroportit nderkombetare!! Keshtu qe vjedhja e dyte nuk eshte per fajin e grabitesve, por per fajin e institucioneve ne vend qe lejuan me dashje cenimin e sigurise kombetare te nje vendi anetar i NATO-se! #Cfare turpi e cfare imazhi per Shqiperine#