Nga Bujar Nishani
PROTESTA qytetare është një nga vlerat më të mëdha në integritetin e njeriut.
Ajo kthehet në mekanizmin më të vlefshëm të reagimit në mbrojtje ;
të jetës së munduar nga varfëria,
të drejtës së dhunuar nga banditizmi,
dinjitetit të nëpërkëmbur nga anarkia,
shtetit të shkatërruar nga injorantët !
Qytetarët kanë një fuqi që ;
hajdutët e të korruptuarit, banditët e dhunuesit, oligarkët e mashtruesit nuk e blejnë dot qofshin të gjithë bashkë.
PROTESTEN !
Protesta na shërben për të thënë se e VERTETA është e padiskutueshme !
Ligësia mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund të fundit ajo mbetet aty me qytetarët që janë shumicë e padiskutueshme mbi të keqen.
PROTESTO !