Ambasadorja Susanne Schütz dhe Erida Skëndaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komiteti Shqiptar i Helsinkit (AHC), kanë rënë dakord sot për të bashkëpunuar në procesin e vëzhgimit gjatë zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor 2019. Ambasada gjermane njoftoi sot se Qeveria Federale do ta mbështesë AHC-në me fonde të "Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore“.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate subvencioni në Ambasadën Gjermane Ambasadorja Schütz deklaroi: "Zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e çdo demokracie të shëndetshme. Është me rëndësi thelbësore që zgjedhësit/et të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor. Ndaj gëzohem që Gjermania, përmes këtij projekti të AHC-së, do të plotësojë përpjekjet e misioneve të tjera të vëzhgimit.
Masat e parashikuara nga AHC sikundër janë trajnimi i vëzhguesve dhe vëzhgimi real në qendrat e votimit do të kontribuojnë në zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë u bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.”