Nga Ylli Manjani –
Vendimi i Parlamentit të Hollandës, për ti propozuar Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, për të rivendosur vizat me Shqipërinë, është rekordi më negativ i Rilindjes!
Pa asnjë dyshim!
Qeveria e Rilindjes dështoi rëndë të sigurojë shtetet anëtare të BE se do të luftojë krimin dhe trafikun e drogës.
Shumë shtete të tjera e kanë këtë shqetësim, pavarësisht se nuk kanë ndërmarrë nismën ekstreme që ndërmori Hollanda!
Megjithë “dashamirësinë” e “fjalëve të mira” që ka lëshuar në favor të Rilindjes Ambasada e Hollandës këtu, prap vendimi ekstrem u mor. Një provë tjetër kjo se sa kot janë ambasadorët këtu…
Opinioni publik i matur në shumë vende të BE e rendit Shqipërinë she shqiptarët si vend që eksporton krim, drogë e pasiguri në vendet e tyre.
Qeveria jonë jo vetëm që ska bërë asgjë për të provuar të kundërtën, por ka dhënë prova se është pjesë e trafikut…
Kujtoj këtu se një ministër është nën akuzë zyrtare (pavarësisht teknikaliteteve), si dhe zbulimi nga të huajt i tre pikave të përpunimit të drogave të forta dhe mosarrestimi i asnjë bosi, janë prova të forta në dorën e perëndimit. Personi që menaxhoi 615 kg e kokainës është sot nën hetim dhe “administrimin” e shtetit Gjerman. Ekstradimi duket i vështirë…
Këto prova, bëjnë përgjegjëse qeverinë dhe të vendosura në kontekstin ku kriminelë e trafikantë Shqiptarë kapen rregullisht andej, imazhi dhe përceptimi për ne ska se si të jetë i mirë!
Le pastaj kapja e titujve kryesorë të medias në Europë me skandale grabitjesh të përsëritura, gazi lotsjellës në popullsinë civile, apo skandale PPP e koncensionesh me offshore, që larguan nga tregu ynë firma të mëdha Europiane.
Ky është dëmi më i madh që një qeveri mund ti bëjë shtetasve të vet! Një dëm që do dojë shumë kohë të rikuperohet.
Ky ështē në fakt edhe “borxhi” qe do të duhet tja paguajmë Rilindjes…
Uroj që nisma Hollandeze të mos nxisë efektin zinxhir në vende të tjera të BE-së.
Fillimi i proçesit të kthimit të vizave është rekord i Rilindjes. Kjo është krejt e qartë.
Ndaj ato deklaratat me hapje negociatash e me rekomandime “miqsh” t’u pijnë lëngun! Se jo si anëtarë, por as si turistë nuk duan të na shohin…