Kreu i degës së Partisë Demokratike për Elbasanin, Eugen Isai në një prononcim për media ju ka bërë thirrje të gjithë banorëve të marrin pjesë në protestën e së shtunës në orën 18:00 në Tiranë.
Isai nënvizoi se kjo është protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë për të rrëzuar Edi Ramën.
“Deri më tani, protestat madhështore të opozitës kanë dëshmuar se Kryeministri nuk është më legjitim dhe se qeveria ka rënë. Këto protesta kanë njohur vetëm rritje, dhe se nuk janë vetëm opozitarët që protestojnë, por edhe qytetarët e thjeshtë. Ekzistojnë një sërë arsyesh pse të shtunën ne duhet të derdhemi në shesh dhe ti themi njëherë e mirë fund këtij neodiktatori. Siç e keni konstatuar situata në vend ka dalë jashtë kontrollit. Rendi dhe qetësia kanë degraduar”, tha Isai.