Banorët e Bregut të Lumit akuza policisë: Na bëjnë presion që të mos mbrojmë shtëpitë

Premte, 12 Prill 2019 17:21

Banorët e Bregut të Lumit kanë denoncuar dhunën dhe trajtimin çnjerëzor që u është bërë nga efektivët e policisë.

Në një deklaratë për mediat, banorët dëshmojnë se policia jo vetëm i ka dhunuar në mes të natës të së hënës dhe duke u gdhirë e marta, por u kanë bërë presion dhe i kanë terrorizuar.

Ata kanë deklaruar se edhe pse në spital të dhunuar, policia ka këmbëngulur në arrestimin e një pjese banorësh, ndërsa kanë lëshuar akuza të rënda në drejtim të policëve që morën pjesë në arrestimin e meshkujve të lagjes si dhe në terrorizimin e femrave, pleqve dhe fëmijëve të mitur.

“Na kanë dhunuar e terrorizuar në shtëpitë tona që i kemi ndërtuar me lekë djerse. I kemi rritur fëmijët me buke e pa bukë. Na bëjnë presion të mos dalim të mbrojmë shtëpitë dhe në spital kanë ardhur duke na arrestuar. Na kanë ardhur që në 5 të mëngjesit si kriminelë. Vijnë e na bëjnë presion e kërkojë arrestimin e të gjithë të rinjve të lagjes” – thotë njëra nga banoret.

Një tjetër banore ka deklaruar se nuk kanë ku të shkojnë pasi me prishjen e shtëpisë dalin në rrugë të madhe.

Banorët kanë bërë thirrje për dëmshpërblim ndërsa kërkojnë që policia të mos arrestojë më banorët që kanë dalë për mbrojtjen e banesave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...