Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka nga selia blu publikoi fakte siç tha, që lidhin avokatin e kryeministrit Edi Rama, Eno Bushin me kompaninë që merr 2 milion euro për sigurinë e aeroportit të Rinasit.
“Kompania ICTS Albania dhe kompania ku avokati i Ramës kishte 25% të aksioneve (ICT Albania INTEGRATED SERVICES) janë e njëjta kompani, kanë një pronar ICTS Europë. Të dyja kompanitë janë regjistruar nga i njëti person Panagiotis Kampouroglou. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin administrator Aldi Molloholli, kanë të njëjtin drejtor teknik për sigurinë, kanë ndryshuar adresë në të njëjtën kohë, në vitin 2011. Më pas ë dyja kompanitë kanë ndryshuar pronarë duke kaluar nga hollandezët tek finlandezët”, tha Paloka.
Pavarësisht grabitjes, vijoi ai, qeveria hesht dhe nuk e përmend kompaninë në fjalë. Paloka shtoi më tej kur tha se, kjo kompani bën biznes me qeverinë Rama dhe se “ka marrë tendera në çdo cep të Shqipërisë”.