Kryemadhi takon të rinjtë: Qeveria ju ka harruar, për LSI jeni prioriteti kryesor

Premte, 12 Prill 2019 20:20

Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar para Kryeministrisë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me të rinjtë e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Sipas Kryemadhit, qeveria i ka lënë në harresë të rinjtë, të cilët përballen me një udhëkryq të rrezikshëm për të ardhmen.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Sot u takova me të rinjtë energjik të Gjimnazit Sami Frashëri të Tiranës.

Qeveria i ka lënë pas dore të rinjtë duke i braktisur përballë një udhëkryqi të rrezikshëm për të ardhmen. Sidomos maturantët që janë sot të pa informuar, me mungesë të theksuar orientimi për procesin e maturës shtetërore që duhet të kalojnë.

Më bëri përshtypje diskutimi me Ajlën, e cila ndihej e dekurajuar për t’iu dedikuar mësimeve për shkak të kurrikulës mësimore që nuk nxit te të rinjtë analizën kritike dhe mendimin e lirë por metodën e mësimit mekanik.

Premtimet e pambajtura karshi rinisë e dekurajojnë atë që jo vetëm mos ta shohë të ardhmen në Shqipëri por edhe që të mos bëhet pjesë aktive e politikës. I tillë është premtimi i pambajtur i Rilindjes për dedikimin e 5% të GDP për buxhetin e arsimit. Ndërsa nuk kursehet as pak për taksat e shqiptarëve që shkojnë për konçesione drejt miqve të Rilindjes.

Ndaj dyfishimi i buxhetit për arsimin është prioritet kryesor për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rinia qëndron në themel të programit të LSI, pasi LSI është partia e të rinjve dhe ne besojmë se të rinjtë e duan dhe do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...