E rëndë/ policia ushtron dhunë dhe tenton arrestimin e drejtorit të ‘Koha Jone’

Saturday, 13 Prill 2019 18:43

Protesta e opozitës po zhvillohet sipas parashikimit të tyre, ndërkohë policia ka marrë masa ekstreme duke kaluar në disa raste edhe në sjellje të dhunshme, pa asnjë shkak të ligjshëm.

Në ora 18.05 policia tentoi me dhunë të arrestojë drejtorin e gazetës ‘Koha Jone’, Nikoll Lesi, i cili po shkonte në redaksinë e gazetës ‘Koha jone’.

Menjëherë forca të shumta policie, edhe ato të repartit ‘Shqiponja’ dolën para makinës së drejtorit të ‘Koha Jone’ dhe tentuan ta marrin me forcë për në komisariatin e policisë, pa asnjë arsye.

Pasi Nikoll Lesi mori në telefon direkt drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit zotin Ardi Veliu, forcat e policisë u larguan.

Pas incidentit me policinë, Nikoll Lesi tha se ‘ po shkoja nga sheshi ‘Wilson’ për të redaksia e gazetës ‘Koha Jone’ për të ndjekur zhvillimin e protestës. Me dolën sapo më njohën disa motora policie dhe me thanë se nuk lejohet të kalosh. I pyeta se pse dhe me thanë se ‘rruga bllokohet’. Ndonëse makinat e tjera i lejuan të kalonin, përsëri zbatova urdhrin e tyre. Kalova nga ana tjetër, pas stadiumit ‘Dinamo’, sepse me duhej të isha në punë në gazetë. Kur u afrova nga ana tjetër, nga ana e Lanës, prapë me dolën policë dhe motorra të ‘Shqiponja’. Më bllokuan rrugën dhe me dolën para makinës. U kërkova arësyen duke iu shpjeguar se jam gazetar dhe drejtor gazete e më duhet të shkojë në gazetë, ku rrugica ishte 14 metra më tej se sa më ndaluan. Nuk hanin pykë. Atëhere ngrita zërin. Në moment erdhën mbi 6 policë dhe tentuan me merrnin me forcë nga makina për në polici. Ndërkohë mora drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ardi Veliu. Më forcat e shumta të policisë ikën. Më lejoni të them se kjo sjellje nuk është aspak korrekte dhe ligjore. Merret me mend se ç’u punojnë njërëzve të thjeshtë!’, shtoi Lesi për ‘Koha Jone’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...