Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka barë publike në faqen e tij në facebook, fotot e dhunës barbare të policisë mbi një protestues i cili mbahej edhë në spital me duart të lidhura më pranga tek hekurat e krevatit.
Ja postimi i plotë i Spahiut
Dhunë e terror barbar ndaj protestuesve. Policia e kthyer në vegel qorre të një rregjimi kriminal të shkermoqur de facto tashmë.
Ky është Armando Gecaj, 26 vjeç, i lidhur me pranga, ndërsa ka kontuzione, edema dhe hematoma të shkaktuara nga dhuna shtazarake e disa njerëzve të veshur me uniformë që zbatojnë urdhera partiakë të eprorëve të tyre të inkriminuar deri në fyt, Lleshi e Rama.
#DhuneQorreMilitante#PoliciEKeqperdorur