Opozita paralajmëron intensifikim të protestave pas tubimit të 13 prillit. Në një intervistë për A2 CNN, nënkryetari i PD, Edmond Spaho tha se demokratet do përdorin çdo mjet për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve fasadë në 30 qershor.
Pas tubimit 13 prillit, paralajmërimi i opozitës është për intensifikim të protestave. Për kundër qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, pikërisht ditën e protestës, se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, nënkryetari demokrat, Edmond Spaho thotë se opozita do te përdorë çdo mjet për të mos lejuar zgjedhje fasadë.
“Zgjedhje në qershor nuk ka për të pasur. Fakti që po zhvillojmë protesta qytetare tregon se të gjitha format e mundshme, në varësi të zhvillimeve politike mund të merren në konsideratë.
Spaho i kërkon edhe faktorit ndërkombëtar të parandalojë përshkallëzimin e situatës.
“Duhet të parandalojë përshkallëzimin e situatës dhe përsëritjen e skenarëve, të cilët asnjeri nuk ka dëshirë të shfaqen”, saktëson Spaho.