Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për zjarrin e rënë pasditen e sotme në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris.
Berisha shkruan se Francës, qytetërimit dhe mbarë njerëzimit do t' i mungojë katedralja e famshme e Parisit, simboli krenar i përjetësisë së tyre.
'Parisit, Frances, qyteterimit perendimor dhe mbare njerezimit do t’ju mungoje Katedralja, simboli krenar e magjeps i perjetesise se tyre! Çfare humbje e pakufishme! sb', ka shkruar Berisha në Facebook.