Presidenti Meta ishte në Romë në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s. Pas takimit dhe fjalës së Tij ai shkruan sot në Facebook:
“Shqipëria garanton përmbushjen e përgjegjësive të saj, angazhimin, përkushtimin e solidaritetin në dobi të “mbrojtjes dhe sigurisë kolektive” të çdo anëtari të #NATO-s dhe të interesave strategjike të Aleancës.
Shqipëria është një partner i besueshëm i #NATO dhe lider në të gjitha nismat rajonale, me qëllim rritjen e masave të besimit mes vendeve të rajonit, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojës së saj të anëtarësimit.
Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal”.