Ndërkohë që djegia e katedrales së famshme të Parisit Notre Dame ka përlotur botën për të gjitha vlerat që ajo përmban dhe trashëgiminë e shkëlqyer, ish-kryeministri Sali Berisha ka hequr një paralele të dhimbshme me atë që ndodhi në Shqipëri, në vitin 1969, kur u hodh në erë një monument kulture si Kisha e Vaut të Dejës.
“Miq, kjo eshte Kisha e Vaut te Dejes, me e vjetra e Shqiperise, e cila ne nje akt genocidi kulturor u hodh ne ere me urdher te eterve shpirteror dhe biologjik te Edvin Rames; Enver Hoxha, Ramiz Alia, Kristaq Rama, xhelate te popullit shqiptar. Sb”, shkruan Berisha.